LAJMI I FUNDIT:

Partneret e futbollistëve të Argjentinës zotohen të bëjnë tatuazhin e njëjtë nëse Kombëtarja e tyre fiton Kupën e Botës

Partneret e futbollistëve të Argjentinës zotohen të bëjnë tatuazhin e njëjtë nëse Kombëtarja e tyre fiton Kupën e Botës

E dashura e yllit të Manchester United, Lisandro Martinez, ka zbuluar se partneret e futbollistëve të Argjentinës kanë rënë dakord të bëjnë tatuazhe të ngjashme nëse partnerët e tyre fitojnë Kupën e Botës.

Kërcimtarja profesioniste Muri Lopez tha se trofeu i artë i Kupës së Botës ishte një nga tatuazhet që ishin diskutuar.


24-vjeçarja mahnitëse, e cila është takuar me Lisandro për dekadën e fundit, zbuloi se ato bënë marrëveshjen e tyre të tatuazhit në një darkë grupi në Doha të hënën në mbrëmje përpara fitores gjysmëfinale ndaj Kroacisë, shkruan The Sun.

Foto: Muri Lopez/Instagram

Argjentina do të përpiqet të fitojë Botërorin e tretë këtë të diel (18 dhjetor) kundër kampionit aktual Francës.

Por para finales, bashkëshortet dhe të dashurat e lojtarëve u nisën për një darkë me njëra-tjetrën.

Ato gjithashtu u detyruan të largoheshin nga hoteli i tyre përpara finales pas një ndërprerjeje të rrymës natën vonë.

Foto: Instagram

“Në darkë vendosëm që nëse gjithçka do të shkonte në rregull, të gjithë donim të bënim një tatuazh për të shënuar këtë moment historik dhe bëmë një premtim. Nuk kemi vendosur ende për tatuazhin sepse disa donin një gjë dhe të tjerët një tjetër”, tha Muri.

Duke iu referuar Kupës së Botës si “ajo gjë” nga frika se mos e quanin atë me emrin e saj mund të ngatërrojë ëndrrat e kombit të saj për t’u kurorëzuar përsëri kampion, ajo i tha një stacioni televiziv argjentinas: “Disa donin atë gjë, të tjerët donin datën dhe të tjerët diçka të shkruar në arabisht.

“U parashtruan disa propozime”, tha ajo tutje.

Foto: Caro Calvagni/Instagram

Muri vazhdoi duke lavdëruar mikeshat e saj si “me të vërtetë bukuroshe”, duke shtuar se ndjente një lloj frike kur u takua me to fillimisht.

“Isha vërtet nervoze herën e parë që i takova sepse i shihni në mediat sociale dhe TV dhe mendoni me vete: “Çfarë do të bëj , si do të jenë ata?. Pastaj kur i njihni, kuptoni se ata janë njësoj si njerëzit e tjerë, vërtet të këndshme. Ka një atmosferë shumë të mirë mes nesh. Ata po mbyllnin restorantin të hënën dhe ne ende po vazhdonim të bisedonim dhe po ndamë lumturinë që të gjithë argjentinasit po ndiejnë në këtë moment”, tha ajo.

Foto: Caro Calvagni/Instagram

Rocio Esposito, partnerja e portierit argjentinas të Villarrealit, Geronimo Rulli, ishte në mesin e vajzave që ndau një foto në mediat sociale jashtë restorantit luksoz të Dohas Bibo.

Gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo nuk ishte e pranishme mes tyre për arsye që ende nuk janë bërë publike.

Foto: Antonela Roccuzzo/Instagram

Edhe pse 19 nga 26 partnerët e skuadrës argjentinase në Katar, përfshirë të dashurën e sulmuesit të Manchester City, Julian Alvarez, Emilia Ferrero, ishin të pranishëm.

Ndërsa partnerja e Lautaro Martinez, Agustina Gandolfo, thuhet se duhej të shkonte në spital në Katar pasi gëlltiti copa xhami në pijen e saj. /Telegrafi/

Foto: Agustina Gandolfo/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori