Vendimi i Elon Musk për të ‘bllokuar’ papritur disa gazetarë të shquar në Twitter ka nxitur një reagim të ashpër në Evropë.
Gjermania paralajmëroi për ndikimin në lirinë e shtypit, ndërsa një zyrtar i lartë i BE-së tha se Twitter duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut ose të përballet me sanksione të mundshme.
“Liria e shtypit nuk mund të ‘ndizet dhe fiket’ kur të doni ju”, ka shkruar në Twitter, ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke shtuar: “Nga sot këta gazetarë nuk janë më në gjendje të na ndjekin, të komentojnë apo kritikojnë. Neve na shqetëson kjo”, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
#Pressefreiheit darf nicht nach Belieben ein- und ausgeschaltet werden. Unten stehende Journalisten können auch uns ab heute nicht mehr folgen, kommentieren und kritisieren. Damit haben wir ein Problem @Twitter. pic.twitter.com/Cliuih8Gyq
— Auswärtiges Amt (@AuswaertigesAmt) December 16, 2022
Věra Jourová, zëvendës presidente e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë, tha se “pezullimi arbitrar” i gazetarëve ishte “shqetësues” dhe ajo tregoi se kompania mund të përballet me ndëshkime si rezultat i kësaj.
“Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore. Kjo është përforcuar sipas aktit tonë #MediaFreedom”, shkroi Jourová në një postim në Twitter, duke shtuar se Musk “duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë”.
News about arbitrary suspension of journalists on Twitter is worrying. EU’s Digital Services Act requires respect of media freedom and fundamental rights. This is reinforced under our #MediaFreedomAct. @elonmusk should be aware of that. There are red lines. And sanctions, soon.
— Věra Jourová (@VeraJourova) December 16, 2022
“Këtu ka vija të kuqe”, vazhdoi ajo. “Dhe do të ketë sanksione, së shpejti”.
Të enjten në mbrëmje, Twitter ndaloi llogaritë e disa gazetarëve të profilit të lartë nga organizatat kryesore të lajmeve pa shpjegime, duke përfshirë Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post.
As Musk e as Twitter nuk u përgjigjën ndaj një kërkese për koment të enjten mbrëma, kërkesë kjo e bërë nga CNN, dhe platforma nuk shpjegoi saktë se cila ishte arsyeja se pse u mbyllen llogaritë e gazetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle po punon në laptopin Pixel - zbulohen detajet e para
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Roblox me "disa bllokada" për fëmijët nën 13 vjeç, zbulohen disa prej tyre
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Pse nuk duhet t'i frikësohemi inteligjencës artificiale?
Nga Jeff Bezos te Mark Zuckerberg, këta janë miliarderët që po investojnë në robotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian