LAJMI I FUNDIT:

Ata po flinin, toka të fillonte ‘të lëvizte’ – të paktën 16 të vdekur pasi një rrëshqitje dheu përfshiu një kamp pushimi në Malajzi

Ata po flinin, toka të fillonte ‘të lëvizte’ – të paktën 16 të vdekur pasi një rrëshqitje dheu përfshiu një kamp pushimi në Malajzi

Të paktën 16 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një rrëshqitje dheu përfshiu një kamp pushimi në shtetin Selangor të Malajzisë, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, familjet po flinin në çadrat e tyre kur një rrëshqitje dheu ndodhi rreth orës 03:00 të së premtes në një fermë në qytezën Batang Kali.


Qindra shpëtues e kaluan të premten duke gërmuar nëpër baltë për të gjetur ndonjë të mbijetuar.

Rrëshqitja e dheut filloi në një shpat më shumë se 30 metra më të lartë se kampingu dhe u rrokullis nëpër një hektar tokë.

Deri të premten pasdite, autoritetet kishin shpëtuar më shumë se 60 njerëz, por 17 ishin ende të zhdukur, thanë ata.

Mediat lokale raportuan se të paktën një fëmijë, një djalë 5-vjeçar, kishte vdekur.

Teh Lynn Xuan tha se ajo dhe nëna e saj kishin mbijetuar, por vëllai i saj kishte vdekur dhe një vëlla tjetër ishte dërguar në spital me plagë.

Ajo kishte qenë në kamping me një grup të madh prej më shumë se 40 personash, tha ajo.

Një tjetër i mbijetuar, Leong Jim Meng, tha se dëgjoi një shpërthim përpara se toka të fillonte “të lëvizte”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori