LAJMI I FUNDIT:

BE miraton “raundin e nëntë” të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton “raundin e nëntë” të sanksioneve kundër Rusisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të enjten në mbrëmje një raund të nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa liderët i dhanë dritën jeshile një pakete ndihme prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paketa e re e sanksioneve u finalizua nga ambasadorët në margjinat e një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel.

Teksti përfundimtar ende nuk është publikuar pasi fillimisht duhet të dërgohet dhe të miratohet zyrtarisht nga të gjitha kryeqytetet e BE-së, por pritet të bëhet publik të premten.


Propozimi i Komisionit, i publikuar javën e kaluar, planifikonte që 200 individë dhe subjekte të tjera ruse të goditeshin me ngrirje asetesh dhe ndalime udhëtimi.

Këtu përfshihen ministrat e qeverisë, ligjvënësit, guvernatorët rajonalë, partitë politike dhe subjektet tjera duke përfshirë forcat e armatosura.

Ndërkohë, liderët miratuan një paketë ndihme makro-financiare prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën për vitin 2023 për të siguruar që Kievi të mund të mbulojë deficitet shtetërore dhe të mbajë ekonominë në funksion ndërsa vazhdon të luftojë pushtimin rus.

Për të financuar ndihmën dhe për t’i dhënë hua Kievit me një normë shumë koncesionare, BE do të rrisë borxhin e përbashkët, një propozim që fillimisht hasi në rezistencë nga Hungaria.

Por Budapesti hoqi veton e tij në fillim të kësaj jave pasi vendet e BE ranë dakord të lejojnë shumën e fondeve të BE-së që ka ngrirë sipas mekanizmit të ri të sundimit të ligjit nga 7.5 miliardë euro në 6.3 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

Amerika
Kalo në kategori