Kryeministri i Koaovës, Albin Kurti ka deklaruar se buxheti i votuar sot për vitin 2023, prej 3.2 miliardë, është jo vetëm më i larti ndonjëherë, por edhe më gjithëpërfshirësi.
Kurti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se përveç se i dedikohet arsimit, shëndetësisë, ushtrisë, bujqësisë, ekonomisë e kulturës, buxhetit përfshin edhe rininë, gratë e grupet e cenueshme të shoqërisë sonë.
Kurti ka thënë se rreth 300 milionë euro për investime në shëndetësi, që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore, si dhe 400 pozita me tepër për stafin shëndetësor.
“Rreth 280 milionë euro për arsim, për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së avancuar arsimore, si dhe 743 pozita të reja për stafin arsimor. Mbi 300 milionë euro për sigurinë dhe ushtrinë, për investime në siguri e armatim modern, si dhe 300 pozita të reja për Policinë. Rreth 90 milionë euro për bujqësinë, për të vazhduar e për të rritur mbështetjen për fermerët tanë, që të sigurohet prodhimi vendor në këtë kohë krize, por edhe prodhimi vendor në afat të gjatë. Rreth 60 milionë euro për kulturën e sportin për aktivitete e infrastrukturë kulturore e sportive”, ka thënë Kurti.
Për të siguruar shërbime publike më të mira e mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë, do të shtohen 240 pozita të reja për inspektoratet.
Përveç këtyre, shton Kurti, kanë ndarë buxhet edhe për shumë projekte të tjera e premtime, si 60 milionë euro për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, 15 milionë euro për rezervat shtetërore, 20 milionë euro për punësim, 40 milionë euro mbështetje për investime në ndërmarrje publike, e 6 milionë euro për funksionalizim të terminaleve doganore shtetërore.
“Shumë nga premtimet tona na është thënë se nuk do të bëhen, e se nuk e kemi buxhetin e mjaftueshëm, mirëpo shtesat për lehona e për fëmijë u bënë, çerdhet po ndërtohen, punësimi po rritet, terminalet po bëhen shtetërore e prodhimi vendor po shumëfishohet. Kështu do të vazhdojmë edhe me premtimet e tjera e me buxhetimin e tyre në vitet e ardhshme”, është shprehur Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'