LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Bashkimit Evropian mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Këshilli i Bashkimit Evropian mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovës Tomas Szunyog, ka njoftuar se Procesi i Liberalizimit të vizave për Kosovën ka marrë mbështetje nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter, Szunyog tha se pret ndryshimet e tjera të nevojshme në mënyrë që procesi i liberalizimit të vizave të ecë përpara.

“Me kënaqësi njoftoj se Këshilli i BE-së sot mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pret me padurim negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamentin Evropian për ndryshimet e nevojshme në një Rregullore që lidhen me temën”.


Në konkluzionet e Këshillit të BE-së pika 101 thuhet:

“Këshilli mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe e njeh rëndësinë e këtij procesi për qytetarët e Kosovës. Këshilli pret me padurim negociatat e shpejta dhe të suksesshme me Parlamenti Evropian në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Rregulloren (BE) Nr. 2018/1806”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Këshilli i Bashkimit Evropian është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bartë përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet. Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër të presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.

Presidenca e radhës nuk zbatohet në Këshillin për Politikë të Jashtme i cili kryesohet nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori