LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Rizvanolli thotë se konsumi i rrymës gjatë këtij viti në Kosovë është ulur

Ministrja Rizvanolli thotë se konsumi i rrymës gjatë këtij viti në Kosovë është ulur
Foto: Arkiv

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij viti është ulur në Kosovë.

Sipas Rizvanollit, gjatë muajit nëntor te amvisëritë ka ulje të konsumit prej 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Konsumi për gjatë këtij viti është ulur. Gjatë muajit nëntor në amvisëritë është ulur për 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Po flasim për dhjetëra milionë kursime si pasojë e kësaj. Para rreth një muaji, është vlerësuar se gjatë muajit të dimrit duhet të importohet 20 për qind energji elektrike. 300 milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin. Por si pasojë e kursimeve, parashikimet kanë ndryshuar”, u shpreh Rizvanolli.


Ajo në një konferencë për medie ka folur për Planin e Veprimit për Pakon Emergjente nga Bashkimi Evropian shtoi se janë parapara gjashtë masa.

“75 milionë euro janë ndarë për Kosovën, rreth 43 euro për kokë banori. Ministria e Ekonomisë bashkë me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, si rezultat i kësaj në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar planin, ku janë gjashtë masa në total”, ka thënë ajo.

“Qeveria e Kosovës ka vazhduar me tri masave që i dedikohen qytetarëve për tejkalimin e krizës energjetike. Subvencioni i faturave për të gjithë familjaret dhe bizneset, që ka filluar nga muaji shkurt, ka vazhduar. Subvencioni i parë vlen për të gjithë konsumatorët familjar dhe bizneset, ai nuk mund të shihet në fatura por në kalkulatorin që KEDS ka prezantuar, derisa subvencioni i dytë është për të gjithë qytetarët që kanë kursyer energji elektrike, e që ka filluar nga muaji shtator, ku në muajt në vijim vazhdojnë pagesat tjera”.

“Në thirrjen e parë të subvencionimit për ngrohje kanë përfituar 2,271 familje dhe shumë e disbursuar është mbi 1.4 milionë euro. Sa i përket subvencionimit të faturave të energjisë, deri më tani janë ndarë 57.84 milionë euro, ndërsa 7.51 milionë euro pritet të distribuohen”, ka përfunduar Rizvanolli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori