LAJMI I FUNDIT:

Putini anulon konferencën vjetore për shtyp për herë të parë në 10 vjet

Putini anulon konferencën vjetore për shtyp për herë të parë në 10 vjet

Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar konferencën e tij vjetore për shtyp të fundvitit për herë të parë në 10 vjet, njoftoi Kremlini të hënën, pasi lufta në Ukrainë hyn në muajin e saj të 10-të.

“Sa i përket konferencës së madhe për shtyp, po, ajo nuk do të ndodhë para Vitit të Ri”, u ka thënë gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përcjell Telegrafi.

“Por ne shpresojmë që presidenti do të gjejë ende një mundësi për të biseduar me [gazetarët], siç bën rregullisht, duke përfshirë gjatë [vizitave] jashtë vendit”, shtoi Peskov.


Peskov nuk dha asnjë arsye për “thyerjen e traditës”, por agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë ka të ngjarë të ketë qenë një faktor i rëndësishëm në vendim, raportoi e përditshmja e biznesit RBC muajin e kaluar, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2000, ka mbajtur një konferencë shtypi me gazetarë rusë dhe të huaj në dhjetor për shumicën e viteve të sundimit të tij, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi një sërë temash që lidhen me politikën e brendshme dhe të jashtme të Rusisë.

Ky takim, zakonisht zgjat disa orë.

Vitin e kaluar, Kremlini zgjodhi rreth 500 gazetarë rusë dhe të huaj për të marrë pjesë në konferencën vjetore për shtyp të Putinit, megjithëse shumë media nuk ishin në gjendje të aplikonin për akreditim për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Rusia dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt dhe njoftoi një mobilizim për të mbështetur forcat e Moskës atje më 21 shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Bota krijon 57 milionë tonelata mbetje plastike në vit, shumica e tyre në jug të planetit

Bota krijon 57 milionë tonelata mbetje plastike në vit, shumica e tyre në jug të planetit

Botë
Kalo në kategori