LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-polici serb që dyshohet se organizoi sulmin ndaj zyrave të KKZ-ve në veri

Arrestohet ish-polici serb që dyshohet se organizoi sulmin ndaj zyrave të KKZ-ve në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se është arrestuar në Jarinje ish-zyrtari policor i Kosovës që dyshohet për sulm ndaj zyrave të KKZ-ve në veri.

Sveçla bëri të ditur se i arrestuari është Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i MUP-it.

“I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, shkroi ministri në Facebook.


Tutje, ai tha se grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sveçla gjithashtu ftoi qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti ata tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

“Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori