Lakrat e plota nuk bën të shtypen, por as nuk duhet të jenë të radhitura tepër larg njëra-tjetrës
Ideale do të jetë që më parë të blini një apo dy lakra dhe të siguroheni a ka lakra shije të ëmbël. Nëse po, atëherë janë të duhurat, mirëpo nëse janë pak djegëse, më mirë përdorni për sallatë ose gatim, ndërsa për turshi kërkoni lakra të tjera. Po ashtu sigurohuni që rastësisht të mos kenë kërmij në lakër, sepse nëse janë të tilla, lakrat turshi nuk do të qëndrojnë.
Të mira janë ato lakra që kanë “dej” të hollë. Kur të zgjidhni lakrat e duhura, hiqjani të gjitha fletët e jashtme dhe pastaj pritjani çdo rrënjë “në formë kryqi” dhe hiqni sa më shumë që mundeni nga mesi. Hidhni një lugë të vogël kripë në secilën vrimë të lakrës dhe më pas renditini ato me kujdes pranë njëra-tjetrës.
Lakrat nuk bën të shtypen, por as t’i radhisni tepër larg njëra-tjetrës. Hapja në rrënjë, në të cilën keni hedhur kripë, mbetet e kthyer nga lart. Ndërsa i radhisni lakrat, anash futni një gyp plastike i cili duhet të jetë nga fundi deri në majë të fuçisë. Do të shërbejë për toçitje të shëllirës.
Kur i radhisni lakrat, vendosni një rrjetë plastike apo dërrasë bredhi dhe shtypni me një gur dhe lini të qëndrojë gjatë gjithë natës. Nëse të nesërmen mund të shtoni edhe ndonjë lakër, plotësojeni fuçinë edhe pak.
Treteni kripën në ujë të ftohtë, në mënyrë që të ketë shije mjaft të kripur. Hidhni mbi lakra, mbylleni dhe kontrolloni të nesërmen nëse keni nevojë të shtoni ujë të kripur. Sapo fillon të ndihet aroma e ndryshuar, filloni toçitjen çdo ditë. Me një gyp mbushni një tenxhere plot shëllirë nga fundi i fuçisë, dhe derdheni sipër lakrave. Përsëriteni procedurën disa herë.
Kur lakra të arrijë nivelin e dëshiruar të aciditetit, shtoni hardhinë në fuçi, sipas udhëzimeve në qese dhe sipas sasisë së lakrës. Ndërsa prisni që të fermentohet, mund të përgatisni një fuçi më të vogël ose një kavanoz më të madh me djathë të grirë.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm
Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!
‘Nuggets’ pule nga furra: Kafshata të mrekullueshme të cilat nuk harrohen lehtë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe