LAJMI I FUNDIT:

Pite pa petë me spinaq

Pite pa petë me spinaq

Përbërësit:

* 4 vezë
* 2 decilitra vaj
* 2 decilitra qumësht
* 300 gramë miell
* 300 gramë gjizë
* 300 gramë spinaq
* 1 pluhur për pjekje

* kripë


Gatimi:

1. Spinaqi lahet, pastrohet mirë dhe grihet.

2. Në enë të përshtatshme tunden vezët, qumështi dhe vaji, pastaj shtohet përzierja e miellit me pluhur për pjekje dhe të gjitha përzihen mirë.

3. Shtohet gjiza, spinaqi dhe pakëz kripë dhe përzihen të gjitha bashkë derisa të fitohet një masë kompakte.

4. Në tavën drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet mbi të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius.

Këshillë shtesë: Në vend të spinaqit mund të përdorni edhe hithra. /Telegrafi/