LAJMI I FUNDIT:

Holanda bën çmendurinë, shënon dy herë dhe dërgon ndeshjen në vazhdime

Holanda bën çmendurinë, shënon dy herë dhe dërgon ndeshjen në vazhdime

Holanda ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Argjentinës në 2-2, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Argjentinës, që shënuan me Nehuel Molina në minutën e 31-të.


Argjentinasit shënuan edhe njëherë në pjesën e dytë me Leo Messi, që gjeti rrjetën nga penalltia për 2-0.

Futja në lojë e Wout Weghorst ndryshoi gjërat, duke bërë që tulipanët të kthehen në lojë.

Në minutën e 83-të, erdhi goli që e hapi ndeshjen, kur Steven Berghuis harkoi në zonë, duke e gjetur Weghorst që me kokë shënoi për 2-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në minutën e 12-të shtesë, Weghorst sërish shënoi pas një aksioni të bukur të holandezëve për 2-2.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të na sjellin vazhdimet. /Telegrafi/