Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë për zhvillimet në veri, por shtoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë në nivel të detyrës për respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Para deputetëve në seancën e sotme, Kurti tha se s’mund t’i trajtojnë ambasadorët e QUINT-it si ministra dhe ata të bëhen zëvendësit e tyre.
“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por ju duhet të kuptoni se edhe ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata s’bëhen ministra. Ministrat janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në qeverinë tonë. Qeveritë shkojnë e vijnë, por shteti mbetet. Ai është caku ynë dhe kuptimi ynë. Andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrën që ne i trajtojmë ata si ministra dhe ne bëhemi zëvendës të tyre”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se Serbisë do t’i dështojnë planet në Kosovë.
“Dikush e instrumentalizon dallimin sepse e dëshiron territorin tonë. Kur e panë që nuk po kanë sukses në ndarjet shqiptarë dhe serbë, thanë ‘serbët në veri janë ndryshe prej këtyre në jug’. Kjo nuk është e vërtetë, po dëshirojnë se serbët në jug, sikur puna e ministrit Rashiq, t’i shpallin tradhtar. Ky është plani B i tyre, por qysh ka dështuar plani A, do të dështojë edhe plani B. Beteja kryesore sot është betejë për mbështetjen e mekanizmave tonë shtetërorë dhe për fuqizimin e shpjegimit të vërtetë për situatën në teren”, deklaroi Kurti.
Ai nënvizoi se Policia e Kosovës asnjëherë nuk është e nxitur dhe e orientuar kundër serbëve.
“Policia e Kosovës kurrë nuk është e drejtuar e nxitur dhe orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë. Pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që mund të bëhen nga fqinji ynë verior. Mirëpo, në të njëjtën kohë ne kemi obligime dhe përgjegjësi nga Kushtetuta dhe ligji. Kur japin dorëheqje kryetarët e katër komunave në veri ka pastaj obligime kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.
Në anën tjetër, kërkoi mbështetjen e opozitës për zhvillimet në veri.
“Unë plotësisht e njoh, mirënjohës dhe respektoj të drejtën për kritikë ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Por duhet të kuptoni se shumëçka për mos të dhënë gjithçka që po ndodh është çështje e shtetit të Kosovës. Ne përpiqemi me atë çka mundemi dhe dimë të jemi më së shumti në shërbim të kësaj. Të jemi në nivelin tonë të detyrës si zyrtarë shtetërorë. Për këtë është mirë të kemi ndihmën e juaj edhe me mbështetje publike dhe ide konkrete, pasi qëllimin e kemi të përbashkët. Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?