LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Sulmet në veri akte me elemente terroriste

Abrashi: Sulmet në veri akte me elemente terroriste

Lëvizja Vetëvendosje i ka quajtur akte me elemente terroriste sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha institucionet e vendit do të fitojnë karshi sulmeve terroriste në veri.


“Në kohën kur po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet demokratike për kryetar komunash, institucionet tona janë përballur me sulme të vazhdueshme. Dje në mbrëmje në krye të detyrës zyrtare është plagosur një policë. Të mërkurën në lagjen e boshnjakëve në të cilën jetojnë shqiptarë, boshnjakë dhe serbë u raportuar se janë hedhur dy shok bomba, ndërsa në Mitrovicë të Veriut është hedhur një mjet shpërthyes pranë zyrave të KQZ-së”.

“Gjitha këto akte u bën pas kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit të Serbisë dhe zyrtarëve të lartë serbë të përfshirë në aktivitete kriminale me qëllim të ndaljes së çdo lloj përpjekje dhe vendosjes së rendit ligjor dhe kushtetues në veriun e vendit. U vërtetua edhe një herë ajo çka kemi thënë, në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë dhe shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë… Akteve të tilla sikurse këto dje nuk duhet të hezitojmë t’i japim epitetin e vërtet që iu takon, si akte me elemente terroriste, pasi ishin të tilla”, tha ai.

Ai kërkoi nga gjitha partitë politike që të jenë unike para gjuhës së dhunës dhe kërcënimeve ndaj Kosovës.

“Të nderuar deputetë të gjithë pa përjashtim duhet t’i dënojmë këto sulme. Para gjuhës së dhunës dhe kërcënimin karshi Kosovës duhet të jemi unik. Nuk guxojmë që me apo pa vetëdije të bëhemi pjesë e agjendave shtet rrënuese të Kosovës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori