LAJMI I FUNDIT:

Rusët frikësohen se mund të pushtohen nga Ukraina

Rusët frikësohen se mund të pushtohen nga Ukraina

Rusët po ndërtojnë mbrojtje brenda kufijve të tyre – duke treguar se strategjia e luftës së presidentit, Vladimir Putin ka shkuar shumë keq.

Fotografitë tregojnë se ndërtimi tani është duke u zhvilluar ndërsa Moska po përpiqet të bindë popullin e saj se Ukraina është gati të pushtohet.

Strategjia e fortifikimit shihet si një mënyrë për të ndezur patriotizmin tek qytetarët në një kohë kur mbështetja për luftën e përgjakshme së Putinit – ku mbi 100 mijë rusë janë vrarë ose gjymtuar – po bie, raporton themirror.


Linja mbrojtëse, duke përfshirë piramidat e betonit të “kurthit të tankeve”, përfshin rajonet e Belgorodit dhe Kurskut.

Ajo është e lidhur me lëvizjet për të krijuar një “Ushtri të Babait” për të mbrojtur kufirin me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Kievi kurrë nuk ka dëshmuar se dëshiron ta pushtojë Rusinë, por vetëm dëshiron të mbrojë territorin e tij dhe të rimarrë tokën e rrëmbyer nga Putin.

“Ne po formojmë disa batalione të atyre që, për arsye shëndetësore ose për shkak të moshës, nuk mund të thirren nga forcat e armatosura, por kanë përvojë luftarake…për të mbrojtur shtëpinë dhe familjen e tyre”, tha guvernatori besnik i Putinit i rajonit Belgorod, Vyacheslav Gladkov.

“Instruktorë me eksperiencë që kanë kaluar nëpër një numër të madh luftërash lokale dhe kanë përvojë luftarake, tani po kryejnë detashmente stërvitore dhe tubuese në të gjitha rajonet kufitare”, shtoi ai.

Gladkov u tha banorëve se “Puna është e madhe. Veçanërisht është e rëndësishme që të garantohet siguri për të gjithë banorët që jetojnë në rajonin e Belgorodit. Puna po ecën sipas planit të miratuar”.

Ndryshe, “Zasechnaya Cherta” ishte emri i një zinxhir linjash fortifikuese, të krijuara nga Dukati i Madh i Moskës në mesjetën e vonshme dhe më vonë nga Cari i Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori