LAJMI I FUNDIT:

Përleshje e armatosur mes bandave në Stamboll, një i vrarë dhe dy të lënduar

Përleshje e armatosur mes bandave në Stamboll, një i vrarë dhe dy të lënduar

Anëtarët e dy rrjeteve kriminale, të cilët dyshohet se janë pasuruar duke kërcënuar biznesmenë nga Taxhikistani, janë gjuajtur me armë në mes të një rruge në lagjen Fatih të Stambollit.

Gjatë konfliktit ka humbur jetën Bahodur Barotov (26), ndërsa dy persona janë lënduar. Përleshja në të cilën u ndaluan 12 persona u pasqyrua në kamerat e sigurisë, raporton t24.

Byroja e Vrasjeve shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë. Në pamjet filmike është konstatuar se të dyshuarit, të ndarë në dy grupe, kërcënojnë njëri-tjetrin duke drejtuar armën dhe një person që ka ardhur pas tij ka filluar të qëllojë.


Mësohet se mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje për shkak të një anëtari të rrjetit, i cili ka kundërshtuar marrjen e parave nga një biznesmen në punën e tyre të fundit, duke thënë se “ai është miku im, mos i merrni para”. Mësohet se të dyshuarit, të cilët natën e ngjarjes janë mbledhur për të biseduar për këtë çështje, janë përleshur pas diskutimit.

Të dyshuarit gjatë marrjes në pyetje në komisariat kanë thënë se përleshja ka ndodhur për shkak të një borxhi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Sulm 'terrorist' në një stacion autobusësh në Izrael, nëntë të plagosur - i dyshuari qëllohet për vdekje

Sulm 'terrorist' në një stacion autobusësh në Izrael, nëntë të plagosur - i dyshuari qëllohet për vdekje

Azia
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Kalo në kategori