LAJMI I FUNDIT:

Avokati i familjes Dehari: Vjedhja e provave në IML vërteton se prapa vrasjes së Astritit qëndrojnë grupe të organizuara kriminale

Avokati i familjes Dehari: Vjedhja e provave në IML vërteton se prapa vrasjes së Astritit qëndrojnë grupe të organizuara kriminale
Avokati Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se vjedhja e provave e vërteton edhe njëherë se prapa siç e ka quajtur ai vrasjes së Astrit Deharit, qëndrojnë grupe mirë të organizuara kriminale.

“Fshehja e vrasjes së Astrit Deharit është diçka që e kanë pasur qëllim grupet e organizuara kriminale që nga momenti i vrasjes së tij me 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, ka shkruar avokati.


“Nuk është e rastësishtme që këta veyëm 30 minuta pas vrasjes së Astritit e kualifikuan si vetëvrasje sepse ishin nën ndikim të shefave të tyre politik. Nuk është e rastësishme që kryeprokurori i atëhershëm i Prokurorisë Themeloren në Prizren, Sylë Hoxha vetëm disa ditë pas vrasjes së Astritit tentoi që ta mbyllë si vetëvrasje. I njëjti është përmendur edhe në aferën Pronto për arsye që të gjithë i dimë”.

Tutje, ai ka thënë se nuk është e rastësishme as që në Burgun e Prizrenit, sipas tij, kishte dyer të fshehta që dërgonin në ndërtesën e Policisë.

“Sipas familjarëve të Naser Makollit i cili ishte në qeli me Astritin për 78 ditë, Astriti natën merrej në pyetje nga dikush, por jo zyrtarisht. Nuk është e rastësishme as vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, i cili u dërgua nga Qendra e Paraburgimit në Prizren së bashku me gardianët e Qendrës së Paraburgimit në Prizren të cilin nuk e lan vetë asnjë moment deri sa edhe ai vdiq në burg!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori