LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Aktualizimi i sërishëm i Procesit të Berlinit është lajm i shkëlqyeshëm

Pendarovski: Aktualizimi i sërishëm i Procesit të Berlinit është lajm i shkëlqyeshëm

Në rrethana të këtilla, aktualizimi i sërishëm i Procesit të Berlinit me program të ri për punë është lajm i shkëlqyeshëm. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësim për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por instrument për inkuadrim më të shpejtë të të gjitha gjashtë shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e sotme “Bashkëpunim i intensifikuar: Procesi i ripërtërirë i Berlinit dhe e ardhmja e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore”.

Presidenti theksoi se nënshkrimi i tre marrëveshjeve për kalim të kufijve mes shteteve nga rajoni me letërnjoftime, për njohje të kualifikimeve të arsimit të lartë dhe ato profesionale të mjekëve dhe stomatologëve, si dhe të arkitektëve, me hap të madh përpara drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal. Ai theksoi se nuk sheh kurrfarë shkaku që ato marrëveshje të mos ratifikohen shpejtë në parlamentet nacionale në mënyrë që të mund të hyjnë në fuqi, e më pas edhe të zbatohen ashtu siç janë paramenduar, në interes të qytetarëve nga i mbarë rajoni.


“Procesi i Berlinit është nismë e përbashkët e shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor që është shumë me rëndësi në pikëpamje të përgjegjësisë për funksionimin e tij, sepse ndaj aktivitetit të tij ekziston monitorim nga aspekti i zbatimit të standardeve dhe rregullave evropiane. Në Procesin e Berlinit marrin pjesë të gjitha gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor me çka arrihet inkluzion i vërtetë dhe evitohet mundësia që dikush të margjinalizohet apo izolohet nga procesi”, theksoi Pendarovski.

Ai potencoi se mbështetja e paralajmëruar për përballje me krizën energjetike për shtetet tona nga kryetarja e Komisionit evropian në vlerë prej një miliardë eurove është shprehje e solidaritetit evropian dhe hap drejt kthimit të besimit tek shumica e madhe e qytetarëve në vlerat e integrimit evropian.

Përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin në konferencë përkujtoi se Qeveria në berlin në nëntor kumtoi se do të ketë mbështetje bilaterale gjermane për rajonin në shumë deri 500 milionë euro në afat të shkurtë, me qëllim që të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor në përballje me krizën energjetike, si dhe 2,2 miliardë euro të dedikuara për projekte për bashkëpunimin ekonomik gjerman me rajonin.

“Kështu që mund të shihni se Gjermania jo vetëm që dëshiron ta mbështesë përparimin e rajonit në BE, por dëshirojmë ta lëvizim tregun rajonal. Gjithashtu, jemi të angazhuar për tranzicion të drejtë energjetik në rajon së bashku me institucionet. Dëshirojmë të bëjmë shumë më tepër në këtë sferë me qëllim që të jemi partnerë të mirë të rjaonit2″, theksoi Saracin.

Përfaqësuesi i Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor (RIKO), Bllazhen Maleski potencoi se duhet të investohen më shumë mjete në institucionet shtetërore dhe në organizatat rinore dhe institucione dhe të jepet fuqi më e madhe e zërit të të rinjve në mënyrë që të bëhen hapa politik drejt asaj që duhet të jetë ardhmëria. Ai vlerësoi se me investim tek të rinjtë do të kthehet besimi në institucione.

Maleski theksoi se gjithashtu duhet të investohet edhe në demokraci, përkatësisht të rinjtë të mund të marrin pjesë në vendimet që sillen për ta.

“Gjermania luan rol të madh në zhvillimin e këtij diskutimi, por është shumë me rëndësi të kuptohet se ky proces është i yni. Gjermania mund të insistojë dhe mund të bëjë shumë punë, por nëse ne vetë nuk ndërmarrim nismë dhe nëse nuk bëjmë presion për rezultate akoma më të mëdha në Procesin e Berlinit, atëherë e ardhmja e caktuar e procesit të Berlinit nuk do të zgjasë”, konkludoi Maleski.

Drejtori i Fondacionit “Fridrih Ebert” (FES) në Maqedoni të Veriut, Rene Shlee, duke folur për rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE tha se shtetet anëtare të Unionit, ende janë skeptikë lidhur me zgjerimin, por ndoshta nuk janë tërësisht të vetëdijshëm se cilat janë implikimet e sigurisë që i shkakton kontestimi i procesit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori