LAJMI I FUNDIT:

Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin – lidhja e Serbisë mes sportit dhe krimit

Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin – lidhja e Serbisë mes sportit dhe krimit

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka bërë ndërlidhjen e sportit me krimin serb dhe fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Në një postim të Facebook, Musliu ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “Katar 2022”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgjë fisnike.

Sipas tij mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.


“Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbollistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.

Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet”, ka shkruar Musliu.

Musliu ka publikuar edhe një fotografi të vjetër ku shihet selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq me kriminelin Zhelko Razhnatoviq i njohur me nofkën Arkani.

Arkani ishte një kriminel serb dhe komandant i një force paramilitare gjatë luftërave në Jugosllavi , të quajtur Garda e Vullnetarëve Serbë. Njësiti i Arkanit kishte kryer krime lufte edhe në Kosovë. Arkani deri në vdekjen e tij ishte një nga kriminalët më të fuqishëm të Ballkanit. Ai u vra në janar 2000 para se gjyqi i tij mund të mbahej.

Kujtojmë se selektori serb, Stojkoviq, shau shqiptarët derisa festonte golin e dytë që e shënoi Serbia në ndeshjen kundër Zvicrës.

Postimi i plotë i Musliut:

?????? ??? ????? – ?????? ? ??̈?????̈
(Hulumtim me OSINT)

Pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “????? ????”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgje fisnike.
Mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.

Zaten, mbi rezultate eventuale, ata sportin e kanë shfrytëzuar në radhë të parë për kriminalitet, e më pas edhe për propagandë nacionale. Prandaj, edhe efekti është i njëjti – më së paku rezultat sportive, e shumë pluhur për nacionalizmin, që i vie era krim.

Si “patericë” e Rusisë, Serbia në Katar dërgoi flamurin rus, pavarësisht se shteti i Putinit u sanksionua dhe iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në këtë ngjarje botërore.
Me këtë, serbët dërguan mesazhin se e mbështesin agresionin rus. Pra, përveç se nuk i bashkëngjiten botës për t’i vënë sanksione Rusisë, ata e përkrahin atë. E kanë përkrahur dhe e përkrahin edhe me vullnetarë.

Në ndeshjen e parë, me humbje nga Brazili, serbët nxorën një flamur serb, në formë të hartës së Kosovës, nga zhveshtorja e stadiumit në Katar. Kjo do t’i entuziazmonte serbët e mpirë nga humbja e balerinëve brazilianë.

Selektori i tyre, Dragan Stojkoviq, ish-miku i kriminelit të luftës Zhelk Razhnjatoviq-Arkani, kot u përpoq që ta shante nën shqiptare. I mbetën fjalët pezull, duke u kthyer në Serbi, kurse të bijtë e nënave shqiptare, Shaqiri e Xhaka ua prenë biletën për Beograd.  Vëllezërit tanë fisnikë, me kokën lart ngelën në Katar. Serbët u kthyen të turpëruar, duke iu mbetur në fyt kënga “Ubij, ubij, shiptara”.

Ndonjë media serbe, pak nga ato që kanë ngelur pa u ngulfatur nga Vuçiqi, shënuan ndonjë shkrim për këtë turp. Madje, disa nga to, zbuluan lidhjet e futbollistëve serbë me krimin – drogën.

“Futbollistët serbë në mbretërinë e drogës…”, ishte një nga titujt e media serbe. Bëhet fjalë për futbollistët Dushan Petkoviq, Predrag Stankoviq dhe Draga C. (i cili u dënua në Gjermani për kontrabandë me drogë).

Pa pasur mundësinë e hulumtimit të mirëfilltë, por duke përdorur vetëm metodat e inteligjencës së burimeve të hapura (OSINT), një studiues vëren lehtë lidhjet e vazhdueshme të sportit serb me politikën, krimin dhe shërbimet sekrete kriminale serbe.

I pari, natyrshëm është klubi i tyre i zemrës – çerdhja e kriminalitetit “?????? ??????”.

Vet Vuçiqi është përkahësi i tyre më i madh. Dhe kjo ka histori. Historia është e moçme, së paku 50-vjeme. Por, kulminacioni u arrit, kur Zvezdën dhe tifozët e saj i udhëhoqi ??????, krimimeli më i madh operativ serb. Vrasësi i madh serb, ishte kryetifozi i klubit të madh serb. Por, jo vetëm kaq. Arkani u bë edhe lider i Zvezdës në vitet e ’90-ta. Më pas edhe drejtor i klubit tjetër OFK Beograd. Nga Zvezda dolën paramilitarë të tjerë luftë, pjesëtarë të “???????? ?? ????”.

Megjithëse Arkanin në fund e vranë, aty qarkulluan klriminelë të tjerë vrasës, të kontrolluar nga kreu i shtetit. Si dikur Millosheviqi, Vuçiqi në Zvezdë e kishte kriminelin e njohur si Belivuk, që kishte bluar në “maqinë mishi” viktimat e tij për t’ua humbur gjurmët.

Por, Zvezda vazhdoi të mbetet edhe më tej edhe pjesë e shërbimit sekret serb – sot e BIA-s.

Njëri nga udhëheqësit e shërbimit serb të inteligjencës, është edhe anëtar i kryesisë së këtij klubi kriminalpo-sportiv. Bëhet fjalë për serbin që dikur ka jetuar shkurt në Prishtinë, ????? ???????.
Ky kriminel, përveç se është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit të veriut të Kosovës, Milan Radoiçiqi, është “asi” i Vuçiqit në raport me serbët e padëgjueshëm në Kosovë. Ai është në procedura gjyqësore edhe me Rada Trajkoviqin, e cila e kundërshton hapur regjimin e Vuuçiqit dhe të Listës Serbe në Kosovë.

Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbolistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.

Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori