Nico Williams është një nga sulmuesit e ri më të mirë në Evropë dhe ka shkëlqyer vitet e fundit me Athletic Bilbao.
Sulmuesi i talentuar falë formës së mirë është ftuar edhe nga Spanja për në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.
20-vjeçari ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Juventus, Chelsea, Manchester United e Liverpool.
Por së fundmi garës për talentin ganez me pasaportë spanjolle i është futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.
Marca ka raportuar se Carlo Ancelotti e dëshiron një sulmues si zëvendësues të Karim Benzemas dhe Nico Williams pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit dhe vet trajner italian.
Los Blancos janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit e cila është 50 milionë euro.
Klauzolën e tij janë të gatshme ta paguajnë edhe klubet e tjera, pasi nuk bëhet fjalë për një shumë shumë të madhe dhe është e përballueshme për të gjitha klubet e interesuara.
Williams ka shënuar katër gola e ka asistuar në katër të tjerë, derisa pritet të vendos pas Botërorit se ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251