LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli shënon fitoren e shtatë radhazi, mposht Trepçën

Golden Eagle Ylli shënon fitoren e shtatë radhazi, mposht Trepçën

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës me rezultat 86:67 (27:8, 18:21, 23:18, 18:20) në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë. Për therandasit ishte fitorja e shtatë radhazi pas humbjeve që kishin, kurse mitrovicasit kanë gjashtë fitore e shtatë humbje.

Vendasit e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, ku qysh në fillim krijuan epërsi të lartë, 18:4, ndërsa çerekun e parë e fituan 27:8.

Ylli e thelloi edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, ku më e larta ishte 37:15, por më pas mitrovicasit u këndellën paksa, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 45:29.


Therandasit për një nuancë ishin më të mirë në periodën e tretë, duke mos lënë epërsinë të shkrihej, madje edhe e ngritën atë, ndërsa në dhjetë minutat e fundit zhvillohej lojë me formalitet dhe sfida përfundon 86:67.

Te vendasit më i miri ishte Bashir Ahmed me 24 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Cadarian Raines me nëntë pikë e dhjetë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Ndërkombëtare
Zbulohet plani i transferimeve verore të Liverpoolit – përjashtohen tre objektiva

Zbulohet plani i transferimeve verore të Liverpoolit – përjashtohen tre objektiva

Premier League
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

La Liga
Kalo në kategori