LAJMI I FUNDIT:

Argjentinë – Australi, formacionet zyrtare

Argjentinë – Australi, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Argjentinës dhe ajo e Australisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Argjentina do të ndeshet me Australinë në takimin e paraparë të zhvillohet në ‘Ahmad bin Ali Stadium’ nga ora 20:00.


Ekipi i Lionel Scalonit ka ardhur në këtë ndeshje me ngritje graduale të formës dhe pret fitore jo të vështirë për të kaluar në çerekfinale.

Në anën tjetër, Australia është befasia e këtij edicioni dhe si e tillë do të synoj me befasinë e radhës.

Scaloni ka vendosur përsëri të bëjë ndryshime në formacion, ndërsa trajneri i Australisë starton me formacionin më të mirë të mundshëm.

Argjentina: E.Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Messi, Julian Alvarez, Papu Gomez. 

Australia: Ryan; Degenek, Rowles, Souttar, Behich; Mooy, Irvine, McGree; Baccus, Duke, Leckie. 

/Telegrafi/