LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi tani është në dispozicion si karakter në video-lojërat “Call of Duty”

Lionel Messi tani është në dispozicion si karakter në video-lojërat “Call of Duty”

Ylli argjentinas Lionel Messi më nuk do të jetë duke plasuar goditje vetëm në Kupën e Botës 2022, teksa sulmuesi do të jetë edhe si një karakter i ri në Call of Duty.
Sulmuesi i PSG tani është një karakter me të cilin mund të luash tek Call of dity: Modern Warfare II dhe Call of Duty: Warzone 2.0.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është futbollisti i tretë që përfshihet në lojë, duke ndjekur hapat e mesfushorit francez Paul Pogba dhe superyllit brazilian Neymar, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Shokët e skuadrës së PSG-së, Messi dhe Neymar, si dhe mesfushori i Juventusit, Pogba, tani potencialisht mund të shkojnë së bashku në fushën e betejës së franshizës së famshme.

Llogaria zyrtare e Call of Duty në Twitter ka postuar një video për të njoftuar ardhjen e ‘pako e operatorit Messi’, e cila përfshin çantën e shpinës së tij dhe një përzgjedhje armësh.

Pakoja e Messit tani është në dispozicion për 2,400 pikë COD dhe do të përfshijë tetë artikuj të ndryshëm si dhe vetë Messin.

35-vjeçari, megjithatë, nuk po përgatitet “për luftë” vetëm me uniformë ushtarake, por ai po përgatitet që ta ndihmojë Argjentinën të mbajë gjallë ëndrrat e saj për Kupën e Botës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Twitter kufizon

Twitter kufizon "Space"

Teknologji
Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Teknologji
Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori