LAJMI I FUNDIT:

ISW: Tërheqja tregon se Rusia nuk po mund t’i mbrojë zonat kritike në Zaporizhzhia

ISW: Tërheqja tregon se Rusia nuk po mund t’i mbrojë zonat kritike në Zaporizhzhia

Lëvizjet ruse rreth Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore mund të sugjerojnë se Moska nuk mund të mbrojë zonat kritike, ka thënë një institut me bazë në SHBA.

Gjatë natës u raportua se presidenti rus, Vladimir Putin po tërhiqte trupat nga disa qytete në rajon, me plane për të evakuuar zyrtarët e instaluar nga Rusia.

Tani, Instituti për Studimin e Luftës tha se kjo mund të tregojë “që forcat ruse nuk mund të mbrojnë zonat kritike mes goditjeve në rritje të Ukrainës”.


Ai shtoi se “shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi më 1 dhjetor se forcat ruse tërhoqën ose po tërheqin aktualisht personelin nga Polohy, Myhailivka dhe Inzhenerne në Zaporizhzhia, raporton skynews.

“Shtabi i Përgjithshëm ukrainas raportoi gjithashtu se zyrtarët e okupimit rus në Burchak po kryejnë një regjistrim në përgatitje për masat e ardhshme të evakuimit”, shkruan në raport.

Kjo pasoi sulmet e supozuara të Ukrainës ndaj trupave ruse në Myrne, Tokmak, Inzhenerne, Polohy, Yasne dhe Kinsky Rozdory në rajonin e Zaporizhzhia.

ISW njoftoi se “forcat ruse mund të tërheqin personelin nga pozicionet më afër vijës së frontit në Zaporizhzhia Oblast për të reduktuar ndikimin e rritjes së sulmeve ukrainase në përqendrimin e fuqisë punëtore dhe pajisjeve ruse”.

Ai shtoi se tërheqja nga ky “pozicion kritik” mund të tregojë se “forcat ruse nuk mund të mbrojnë të gjithë vijën e frontit në Zaporizhzhia Oblast dhe po i japin përparësi se ku të përqendrojnë forcat”.

Megjithatë, ISW tha se është “po aq e mundshme” që Moska po “riorienton” grupimin e saj në rajon dhe “mund të zhvendosë personel të ndryshëm përsëri në këto vendbanime”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori