LAJMI I FUNDIT:

Çfarë rrezikon Juventusi nga hetimi i UEFA-s?

Çfarë rrezikon Juventusi nga hetimi i UEFA-s?

UEFA njoftoi se ka hapur një hetim zyrtar ndaj Juventusit për shkelje të mundshme të Licencimit të Klubeve dhe Fair Play Financiar, ku tani klubi italian mund të marr gjoba apo edhe të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Bianconerët po përballen tani me tre hetime të ndryshme, një ligjor nga prokurori i Torinos, dhe dy sportive në Itali dhe Evropë.


Një deklaratë nga UEFA këtë mbrëmje konfirmoi se një hetim zyrtar ka filluar për “shkeljet e supozuara financiare” që dolën nga provat e mbledhura nga prokurori në Torino.

Këtu përfshihen bisedat e përgjuara, shkresat nga bastisjet në zyrat e tyre dhe madje edhe një regjistrim që është marrë duke përgjuar një restorant që dihet se frekuentohet nga drejtorët e klubit.

Kjo në mënyrë efektive do të thotë që Juventusi rrezikon një sërë dënimesh nga UEFA, deri dhe duke përfshirë përjashtimin nga turnet e tyre Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave.

UEFA e kishte dënuar më parë në gusht 2022, duke i lejuar Juventusit të paguante 3.5 milionë euro për të mbuluar problemet e bilancit midis 2019 dhe 2022./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori