LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që nuk duhet të jenë arsye për alarm në një lidhje apo martesë

Gjërat që nuk duhet të jenë arsye për alarm në një lidhje apo martesë
(Foto: The Good Men Project)

Marrëdhëniet dhe martesat mund të jenë shumë sfiduese. Çdo moment në jetë, qoftë edhe në një lidhje apo martesë, nuk mund të jetë plotësisht i lumtur.

Megjithatë, në marrëdhënie mund të ndodhin situata që nuk duhet të jenë aspak shenjë pakujdesie, por shpesh i ekzagjerojmë dhe i konsiderojmë si “shenjë rreziku”.


Këshilltari i martesës, terapisti Jeff Guenther nga Portland, veçoi nëntë arsye që nuk duhet të jenë aspak shenjë shqetësimi dhe shpesh ne i perceptojmë si të tilla:

Mbajtja e një vendi të veçantë në zemrën tuaj për ish-in tuaj (sepse disa nga ata njerëz ishin një pjesë e rëndësishme e jetës tuaj/partnerit).

Jeni të tërhequr nga një person jashtë lidhjes suaj (sepse sapo jemi në një lidhje, nuk ndalojmë së vërejturi njerëz interesantë rreth nesh).

Dyshime për marrëdhënien në të cilën jeni aktualisht (sepse jo çdo moment i një lidhjeje duhet të jetë i mrekullueshëm).

(Foto: YourTango)

Debate të shpeshta për të njëjtën gjë (sepse çdo marrëdhënie ka argumente të përjetshme për të njëjtën gjë që nuk kanë fund).

Fjetja në dhoma të ndara (sepse për disa njerëz kjo mënyrë e të jetuarit së bashku është perfekte).

Dëshira për të shkuar me pushime pa partner (sepse ndonjëherë ju duhet hapësirë dhe kohë për veten tuaj).

Të shkojmë në terapi së bashku (sepse të gjithë kemi nevojë për një rregullim herë pas here).

Libido që nuk përputhet (sepse është shumë e rrallë që të dyja palët të duan seks në të njëjtën kohë çdo herë).

Mostransparenca për çdo gjë të vogël në marrëdhënie (sepse pak privatësi nuk vrau askënd). /KP/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori