LAJMI I FUNDIT:

Humbi penalltinë, por paraqitja e Messit ndaj Polonisë po konsiderohet si një prej më të mirave të një lojtari në Katar 2022

Humbi penalltinë, por paraqitja e Messit ndaj Polonisë po konsiderohet si një prej më të mirave të një lojtari në Katar 2022

Penalltia e humbur e Lionel Messit në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Polonisë nuk duhet të lërë në hije atë që po konsiderohet si një nga paraqitjet më të mira për një lojtar në këtë Kampionat Botëror. 

Golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez në pjesën e dytë ishin të mjaftueshëm për ta dërguar Argjentinën në mesin e 16-të më të mirave si lider i Grupit C të mërkurën në mbrëmje.

Messi pati një penallti në pjesën e parë, por që Wojciech Szczesny e priti në mënyrë të jashtëzakonshme.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mori kritika në rrjetet sociale, për penalltinë e fituar, por edhe të humbur.

Momenti më i mirë

Me rezultatin 2-0, Messi kishte hapësirës për të bërë magjinë e tij. Ai pa një zbrazëtirë në vijën e pasme të Polonisë përpara se të kalonte një top për Alvarez.

Sulmuesi i Manchester City pranoi topin, por nuk arriti të gjuante në portë. Një lëvizje që meritonte një gol, e që u orkestra nga Messi.

Në videon e mëposhtme, shihet se sa herë ai merr topin dhe futet në driblim, shpesh edhe i vetëm. Askush nuk mund ta zinte në Stadiumit 974, vetëm në raste kur e faulonin në mënyrë cinike, si Robert Lewandowski.

Vlerësimi i lojtarit 9/10

Dështimi i madh ishte padyshim gabimi i penalltisë. Messi humbi mundësinë për të kaluar në nëntë gola të Kupës së Botës, pasi Szczesny fitoi bastin mes tyre. Por a i heq kjo magjinë që pamë për 90 minuta? Jemi mësuar shumë me perfeksionin nga Messi. Një penallti e humbur në një ndeshje të fituar nga Argjentina nuk do të thotë asgjë.

Argjentina ishte në një seri prej 36 ndeshjesh të pamposhtur para humbjes së saj shokuese ndaj Arabisë Saudite në ditën e parë të botërorit. Messi u ndje i mbytur në atë lojë, me lojtarët sauditë që e rrethonin shpejt.

Çfarë u tha për performancën e tij?

Mac Allister u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes pasi shënoi golin e tij të parë për Argjentinën. Pas ndeshjes, ai tha se me kënaqësi do t’ia dorëzonte çmimin e tij mikut të tij Messit për kontributin në lojë.

Kur u pyet se cili shok skuadre mund ta fitonte çmimin, mesfushori i Brighton i tha FIFA -s : “Kjo është e ndërlikuar, por unë gjithmonë do të zgjidhja Leon. Ai i bën gjërat më të lehta. Patjetër atë”.

Nga tani

Messi shënoi kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës dhe ka vazhduar garën në Katar. Tani 35-vjeç, Messi konfirmoi se kjo është Kupa e tij e fundit e Botës në një intervistë në fillim të këtij viti.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit – me siguri. Vendimi është marrë”, kishte thënë Messi.

Mbyllja e grupit në krye do të thotë që Argjentina do të përballet me Australinë të shtunën. Ky është një short i mirë, duke qenë se Polonia do të përballet me Francën të dielën pasdite.

Tifozët e futbollit do të shohin të premten sërish Messin në aksion, pse jo edhe më gjatë se ndeshja ndaj Australisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Kalo në kategori