I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.
“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato veçse janë në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet”.
Ai i ka bërë këto deklarata në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik – institut amerikan me seli në Uashington.
I pyetur nëse ekzistojnë afate për formim të Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.
“Konflikti i ngrirë nuk i ndihmon askujt në rajon. Ky është konflikti i vetëm i tillë në Evropën Qendrore”, tha ai, trasnemton REL.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Escobar ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë vetëm e ka shtuar fokusin e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor për të zgjidhur të gjitha mospajtimet ekzistuese.
Sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, Escobar, ka thënë se ajo ka qenë e rëndësishme për uljen e tensioneve.
“Në vend të fokusimit në çështjet individuale që rrisin tensionet, palët duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.
Ai ka përsëritur përkrahjen e SHBA-së për Kosovën, duke thënë se asnjë shtet tjetër në botë që përkrah Kosovën më shumë se Amerika.
Ai ka thënë se SHBA-ja nuk do ta marrë drejtimin e dialogut, sepse e kaluara ka treguar që bashkëpunimi me BE-në ka rezultuar i suksesshëm për të trajtuar disa çështje në të kaluarën.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta qysh në verë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Në muajin nëntor, dy vendet kanë arritur marrëveshje nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë.
Sa i përket rajonit, ai ka lavdëruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kryerjen e reformave për rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ai ka konsideruar se Mali i Zi është në krizë të thellë kushtetuese, andaj duhet mbajtur sa më shpejt zgjedhjet e reja.
Kur ka folur për Bosnje-Hercegovinën, ai ka thënë se SHBA-ja përkrah plotësisht rolin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Marrëveshja e Dejtonit i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.
Escobar ka thënë se problemi kryesor në Ballkan është korrupsioni dhe se autoritetet amerikane do të vazhdojnë sanksionimin e zyrtarëve në Ballkan që janë të përfshirë në të.
I pyetur për Ballkanin e Hapur, ai ka thënë se SHBA-ja mbështet çdo nismë që ndihmon në bashkëpunim ekonomik rajonal, por vetëm kur në ato nisma janë të anëtarësuara të gjashtë vendet dhe kur ato trajtohen në mënyrë të barabartë.
Escobar, po ashtu, e ka përshëndetur rikthimin e angazhimit në Procesin e Berlinit, dhe ka thënë se pret zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimin e fundit.
Marrëveshjet kanë të bëjnë me njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Marrëveshjet e nënshkruara duhet fillimisht të ratifikohen para se të hyjnë në fuqi.
Procesi i Berlinit është krijuar në vitin 2014 si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – për të përshpejtuar përafrimin e tyre me BE-në.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit