LAJMI I FUNDIT:

“Përleshje mes lojtarëve, skandal seksual, federata hesht” – kaos te Serbia para ndeshjes me Zvicrën

“Përleshje mes lojtarëve, skandal seksual, federata hesht” – kaos te Serbia para ndeshjes me Zvicrën

Përpara ndeshjes me Zvicrën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar, ka shpërthyer një skandal në kampin e Serbisë, raporton 24sata.hr.

Sipas mediumit kroat, aty bëhet fjalë për një mori incidentesh dhe duket se atmosfera në zhveshtoren serbe ka eskaluar dhe rrallë mund të shihet tek ndonjë ekip tjetër apo të dëgjohet.


Përmes burimeve të tyre, 24sata.hr, ka mësuar se dyshohet për lidhje të supozuara intime të disa lojtarëve serbë me të dashurat e bashkëlojtarëve.

Kupa e Botës FIFA Katar 2022 - Grupi G - Kamerun - Serbi

Pas barazimit me Kamerunin në xhiron e dytë të Kupës së Botës në Katar (3-3), pakënaqësi të mëdha ka në ekipin serb të futbollit.

Kalimi në raundin e 1/8-ës së finales tani varet nga fitorja kundër Zvicrës, ndërsa Kameruni nuk duhet të mundë Brazilin (në atë rast do të vendoste diferenca e golave).

Sipas burimeve të tyre pranë ekipit serb, mësohet se situata përveç krizës së rezultateve është e tensionuar edhe për shkak të akuzave të dyshuara për një skandal seksual.

QAT, WM FIFA 2022, Grupi G, Brazil vs Serbi

Mesazhe po qarkullojnë për gjoja marrëdhënie intime mes disa lojtarëve me të dashurat apo gratë e lojtarëve të tjerë, të cilat dyshohet se kanë çuar në një sherr në stërvitje.

“Ka një kaos të përgjithshëm, të gjithë flisnin vetëm për këtë”, ka thënë burimi i 24sata.hr.

Federata e Futbollit të Serbisë si çdo herë kur flitet për amoralitet apo provokim, tentojnë të heshtin dhe të mbulojnë këto skandale të ekipit të tyre që nuk janë të rralla. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori