LAJMI I FUNDIT:

1 janar 2024, data kur qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së

1 janar 2024, data kur qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian për të negociuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

E lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, sot është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.


Ai vendimin e sotëm të ambasadorëve të BE-së e ka quajtur hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian që shpejt këtë premtim ta bëjmë realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës në forcimin e kufijve, menaxhimi i migrimit dhe sigurisë, dhe ne i besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të rritet në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e ministrit të  Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Ndryshe, projekt- rregullorja do t’u mundësonte mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

Çfarë është sistemi ETIAS?

ETIAS është një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen.

Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.

Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të rrisqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt.

Vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë 3 vjet (ose deri në datën e mbarimit të afatit të dokumentit të udhëtimit).

Aplikimi 

ETIAS është i përshtatshëm vetëm për udhëtarët që udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së.  Procesi i aplikimit nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.

Llojet e informacionit të kërkuar përfshijnë: Të dhënat personale, adresa, emaili, arsimimi. Po ashtu kërkohet informacioni i dokumentit të udhëtimit, si pasaporta ose dokument tjetër, duke përfshirë të dhëna të tilla si numri i dokumentit, data e lëshimit, data e skadencës dhe shteti. Po ashtu kërkohet profesioni ose puna aktuale, vendi i parë anëtar i BE-së i mbërritjes, etj.

Përpunimi

Një aplikim ETIAS përpunohet automatikisht bazuar në tre faktorët e mëposhtëm:

Identiteti – A përputhet identiteti i aplikantit me pasaportën e tij?

Dokument udhëtimi – A përputhen detajet e dokumentit të udhëtimit me informacionin e dhënë nga aplikanti në seksionet e tjera? A është një dokument i vlefshëm udhëtimi i lëshuar nga një vend i përshtatshëm për ETIAS?

A përputhen përgjigjet me të dhënat e mbajtura në bazat e të dhënave të kontrolluara nga Njësia Qendrore ETIAS?

Miratimi

Shumica e aplikantëve të ETIAS do të njoftohen ose menjëherë ose brenda pak orësh pas miratimit. Një autorizim i vlefshëm udhëtimi ETIAS është i lidhur me pasaportën e aplikantit dhe ka numrin e tij unik të aplikimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori