Pushimet mjekësore në RMV paguhen 16 milionë euro, rajoni i juglindor i pari
Fondi i Shëndetësisë në vitin e kaluar ka paguar një shumë të madhe prej afër 16.2 milionë euro për pushime mjekësore. Kjo është për afër 3.6 milionë euro më shumë se në vitin paraprak. “Në nivel të shtetit, në çdo 1000 të punësuar me sigurim shëndetësor, 41 prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e pushimit mjekësor, në ngarkesë të Fondit”, tregon raporti vjetor i Fondit Shëndetësor.
Mirëpo këto janë tepër shifra modeste në raport me ato të Kroacisë ku në vitin e kaluar, punonjësit, në vitin e kaluar është shënuar një rekord prej 20 milionë ditësh të kaluara në pushim mjekësor. Për këtë shteti dhe punëdhënësit kanë paguar afër 400 milionë euro. Me fjalë të tjera, 13.5 ditë në mesatare, çdo punonjës ka kaluar në pushim mjekësor. Këto shifra vijnë edhe si rrjedhojë e pandemisë, kur punonjësit ishin në izolim dhe vetë izolim. Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut, sipas analizave, numri i pushimeve mjekësore në vitin 2021, si një vit i ngarkuar me stres, krizë ekonomike dhe probleme shëndetësore të shkaktuara edhe nga pandemia, ka arritur në 18.531, që është për 4000 më shumë se në vitin 2020.
Pjesa më e madhe e kompensimeve është për personat e siguruar nga rajoni i Shkupit, ku regjistrohet edhe numri më i madh i personave të siguruar dhe të punësuar në mënyrë aktive.
Mirëpo, në vitin 2021, vlera më e lartë sipas treguesit të pushimit mjekësor për 1000 punonjës të siguruar, është në rajonin Juglindor ku bëjnë pjesë Strumica, Gjevgjelia etj, me vlerë 52, i ndjekur nga rajoni lindor me ku bëjnë pjesë Shtipi , Koçani etj me 49 dhe Rajoni i Shkupit me vlerën 48. Vlera më e ulët është në rajonin e Pollogut dhe rajoni Verilindor ku bëjnë pjesë Kumanova, Likova, Kriva Pallanka etj me vlerën 23.
Në nivel shtetëror, për çdo 1000 persona të siguruar që janë të punësuar, 41 të siguruar kanë shfrytëzuar të drejtën për sëmundje në ngarkesë të Fondit Shëndetësor, ndërsa në raport me vitin 2020 kur koeficienti ishte 34, kjo paraqet një rritje prej 7 pikësh dhe vjen si pasojë e rritjes së numrit të ditëve të pushimit mjekësor. Gjithashtu është rritur numri i pushimeve mjekësore edhe në raport me vitin 2017, kur në nivel të shtetit, sipas të dhënave të autoriteteve, janë regjistruar 14.508 pushime mjekësore.
Para katër viteve, apo në vitin 2017, vlera më e madhe e treguesit të pushimeve mjekësore, tek 1000 të punësuarve është shënuar në rajonin e Vardarit me vlerën 48, të pasuar nga rajoni i Shkupit me 46 dhe rajoni Lindor me 44. Vlerën më të ulët e shënon rajon i Pollogut me 21. Me ligj, kompensimi për 30 ditët e para paguhet nga ana e punëdhënësit, ndërsa ditët shtesë shkojnë në ngarkesë të Fondit Shëndetësor./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Situata gripale në Shqipëri, Brataj: Po rriten rastet, simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit
Gjilan: Aktakuzë për vrasje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale
Fronti Europian: Nuk ka nevojë të propozojmë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Aksident mes dy veturave në rrugën Drenas-Skënderaj, lëndohen tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar