LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të grabisë në një lokal në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet arma

Tentoi të grabisë në një lokal në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet arma
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar këtë të martë në Gjilan, pasi dyshohet për veprat penale “Grabitje” dhe “Tentim Grabitje”.

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit me inicialet S.I, është bërë në momentin kur i njëjti ka tentuar që të kryejë grabitje në një lokal afarist tregtar në qytetin e Gjilanit.


“I njëjti nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit të ja grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët tjerë prezent kanë ndërhy dhe kanë arrit që ta ndalin të dyshuarin, gjersa  shumë shpejtë njësitet të shumta patrulluese  policore kanë arrit në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatën për media.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë e zjarrit (revole) e modelit “Browing Belgium” me katër copë fishek.

“I dyshimti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë hetimeve në vijim janë gjetë prova të qëndrueshme se ky i dyshuar besohet se është i involvuar edhe në një rast tjetër “Grabitje “që ka ndodhë me 16.11.2022 në një pikë karburanti në rrethinën e qytetit të Gjilanit”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori