LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier para ardhjes në Shkup: Maqedonia e Veriut ka bërë një hap vendimtar përpara

Steinmeier para ardhjes në Shkup: Maqedonia e Veriut ka bërë një hap vendimtar përpara

Para vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një intervistë për “DW” foli për Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di nëse do ta shpejtonin, por shkuarja ime atje ka gjithashtu kuptimin e sinjalizimit se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar. Edhe unë e kuptoj njëfarë padurimi, por si shumë të tjerë, do të konfirmoj se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar. Udhëtimi në dy vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shërben gjithashtu si një mesazh për të gjithë rajonin.

Nëse arrihet përparimi i duhur në vendet, atëherë rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëhet më e qartë”, tha Steinmer.


I pyetur nëse është realiste që viti 2030 të jetë viti i hyrjes në BE të disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidenti gjerman sqaroi se ai është “president, jo profet” dhe theksoi se kjo varet nga gatishmëria e brendshme për reforma dhe gatishmëria për zbatimin e reformave.

“Edhe sot mund të debatojmë ndryshe në vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse, për shembull, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa vendimtarë përpara. Ai forcon vetëbesimin në ato vende dhe u bën të ditur të tjerëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor se ky hap po jep rezultat”, tha ndër të tjera në intervistë Steinmeier.

Ai përshëndeti edhe solidaritetin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria treguan ndaj Ukrainës gjatë agresionit rus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori