LAJMI I FUNDIT:

Mbappe do të gjobitet nga FIFA

Mbappe do të gjobitet nga FIFA

Kylian Mbappe pritet të sanksionohet nga FIFA pasi refuzoi të flasë me mediat për ndeshjen e dytë radhazi në Kampionatin Botëror.

Sulmuesi shënoi dy gola për Francën në një fitore të merituar 2-1 ndaj Danimarkës dhe vulosi vendin e saj në fazën eliminatore në Katar.


Ishte lojtar i ndeshjes, i cili vazhdon të ndriçojë turneun pasi ka gjetur tashmë rrjetën në fitoren e parë të Francës 4-1 ndaj Australisë në fillim të javës që lamë pas. Kjo do të thotë se ai ka shënuar tashmë tre gola dhe është vetëm një gol larg barazimit të shifrave të tij nga Botërori i vitit 2018.

Mbappe shënoi dy herë të tjera për Francën në fitoren e tyre ndaj Danimarkës

Sidoqoftë, Mbappe refuzoi të ndalonte dhe të fliste me mediat në zonën mikse pas çdo ndeshje dhe kjo do të thotë se ai dhe Federata Franceze e Futbollit do të gjobiten nga FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror.

Pas fitores ndaj Danimarkës, kapiteni Hugo Lloris foli për mediat së bashku me shokët e skuadrës Aurelien Tchouameni, Antoine Griezmann, Jules Kounde, Olivier Giroud, Dayot Upamecano dhe Raphael Varane – por Mbappe eci drejt e pa u ndalur.

Federata franceze u paralajmërua pasi Mbappe nuk u paraqit për intervistë pas fitores ndaj Australisë se nëse e njëjta gjë do të përsëritej më vonë në turne, ata do të gjobiteshin, gjë që duket se do të ndodhë. Ka të ngjarë që federata dhe Mbappe të ndajnë gjobën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori