Irani i kërkon FIFA-s ta përjashtojë ShBA-në nga Kampionati Botëror për shkak të postimit në Twitter
ShBA-ja është akuzuar për shkelje të rregullave të FIFA-s, nga mediat e financuara nga shteti iranian, me thirrjet për përjashtimin e ekipit nga Kampionati Botëror.
Ndërsa shumë sy do të jenë te Anglia kundër Uellsit të martën në mbrëmje, si amerikanët ashtu edhe Irani kanë ende një shans për të kaluar fazën e grupeve.
Të dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në ndeshjet e tyre të fundit në grupe të Kupës së Botës, me Iranin që vjen nga një fitore jashtëzakonisht e merituar ndaj Uellsit.
ShBA gjithashtu e mbajti Anglinë në një barazim dhe ishte ndoshta skuadra më e mirë kundër skuadrës së Gareth Southgate, me trajnerin e Anglisë të kritikuar rëndë për lënien jashtë të Phil Foden.
Një fitore për Iranin ose ShBA-në kur ata përballen me njëri-tjetrin do të shihte që ajo skuadër të kalonte në raundet e eliminimit, potencialisht edhe të kryesonte grupin në varësi të rezultatit tjetër.
Megjithatë, vendi i Lindjes së Mesme as që mendon se kjo lojë duhet të vazhdojë, duke i bërë thirrje FIFA-s të përjashtojë kundërshtarët e tyre të ardhshëm falë një postimi në mediat sociale.
By posting a distorted image of the flag of the Islamic Republic of #Iran on its official account, the #US football team breached the @FIFAcom charter, for which a 10-game suspension is the appropriate penalty.
Team #USA should be kicked out of the #WorldCup2022 pic.twitter.com/c8I4i4z3Tv— Tasnim News Agency (@Tasnimnews_EN) November 27, 2022
Llogaria zyrtare e USMNT postoi në Twitter një imazh se si qëndron aktualisht Grupi B, por nuk përfshinte stemën “Allah” të Republikës Islamike dhe “tekbirët” nga flamuri me tre ngjyra i Iranit në imazh.
Media shtetërore e Iranit “Tasnim” ka pohuar se duke hequr emblemën nga flamuri, ShBA-ja ka thyer rregulloret e FIFA-s.
“Sipas nenit 13 të rregullave të FIFA-s”, postoi agjencia e lajmeve, “çdo person që ofendon dinjitetin ose integritetin e një vendi, një personi apo grupi njerëzish…do të sanksionohet me një pezullim që zgjat të paktën dhjetë ndeshje ose një periudhë të caktuar, ose çdo masë tjetër të përshtatshme disiplinore”.
The legal advisor of the Iranian Football Federation says the sports association will file a complaint against the US Soccer Team to FIFA’s Ethics Committee after the US Men's National Soccer Team disrespected the national flag of Islamic Republic of Iran. https://t.co/z7uOrykk9k
— Tasnim News Agency (@Tasnimnews_EN) November 27, 2022
Ky ishte mbishkrimi së bashku me formulimin e plotë të seksionit 13, direkt nga libri i rregullave të FIFA-s.
Pasi theksuan se shkelja e rregullave mund të vijë me një pezullim prej 10 ndeshjesh, ata më në fund konfirmuan se do të raportonin kundërshtarët e tyre të ardhshëm te organizatorët e Kupës së Botës.
“Këshilltari ligjor i Federatës iraniane të Futbollit thotë se shoqata sportive do të paraqesë një ankesë kundër ekipit të futbollit të ShBA-së në Komitetin e Etikës të FIFA-s pasi Ekipi Kombëtar i Futbollit i ShBA-së për meshkuj nuk respektoi flamurin kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”, thuhet më tej në reagimin e tyre.
Lojtarët e Iranit po luajnë në Katar në sfondin e trazirave civile në vend, me protesta pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, pasi u arrestua për një hixhab ‘të papërshtatshëm’. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës