LAJMI I FUNDIT:

Rama: Projekti përfundimtar i Portit të Durrësit prezantohet më 12 dhjetor, ndërtimi do të filloj në gjashtëmujorin e dytë të 2023-së

Rama: Projekti përfundimtar i Portit të Durrësit prezantohet më 12 dhjetor, ndërtimi do të filloj në gjashtëmujorin e dytë të 2023-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se projekti përfundimtar i Portit të Durrësit do të prezantohet më 12 dhjetor.

Rama duke folur në mbledhjen e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë për nder të 110 vjetorit të pavarësisë, është shprehur se ndërtimi i tij do të filloj në gjashtëmujorin e dytë të 2023-së.

“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë themi tanimë se ofertuesit, një grup i gjerë, kompanish tani të mëdha të Evropës që kanë marr përsipër studimin e fizibilitetit porositur nga qeveritë me vendim të përbashkët”, tha Rama, përcjell Telegrafi.


Ai shton se në fillim të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit.

“Ndërkohë, pavarësisht të gjitha llafeve, në fillim të vitit të ardhshëm ne hapim garën ndërkombëtare për Portin e ri të Durrësit, i cili do të ndërtohet në Porto Romano dhe nëse gjithçka do të shkoj sipas planit, në fillim të gjashtëmujorit të dytë të vitit të ardhshëm ne do të jemi në kantier në portin e ri të Porto Romanos, e që do të jetë i përbashkët, i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë”, shtoi ai.

“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë tani hynë na fazën e studimit të fizibilitetit. Për hekurudhën tjetër jemi në diskutime me Bashkimin Evropian”, theksoi Rama.

Sipas tij, më 12 dhjetor do të bëhet prezantimi i projektit përfundimtar.

“Më 12 dhjetor, unë shpresoj që kryeministri i Kosovës dhe ministrat e fushave të na bashkohen në prezantimin e madh publik të projektit përfundimtar, pasi kemi shtruar publikisht konceptin për portin e ri, ku me këtë datë do ta prezantojmë projektin përfundimtar, i cili do t’i nënshtrohet garës në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të filloj nga punë në fillim të gjashtëmujorit të dytë 2023”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori