LAJMI I FUNDIT:

Sokoli, Tovërlani dhe Munishi analizojnë ndeshjen mes Argjentinës dhe Meksikës

Sokoli, Tovërlani dhe Munishi analizojnë ndeshjen mes Argjentinës dhe Meksikës

Emisioni “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ka vazhduar edhe sot ku të pranishëm ishin Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani, tre trajner të njohur të futbollit tonë.

Treshja e njohur do të jenë analistët e Kampionatit Botëror Katar 2022 në RTV Dukagjini, ndërsa sot kanë folur për fitoren e Argjentinës ndaj Meksikës (2-0).


Bylbyl Sokoli ka folur për motivimin që kishte Argjentina në këtë ndeshje, duke thënë që do të shkojë shumë lartë.

“Pas shumë motivim te Argjentina, ka kaluar një kohë e gjatë që nuk e kam parë kaq të motivuar këtë skuadër. Sot shihej, se ishin në presion të rezultatit, por sot teknikisht Argjentina luajti shumë mirë. Argjentina do të shkojë shumë më larg”, ka thënë Sokoli.

Trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë mendimin e tij se a do të kalojë Argjentina tutje, pas fazës së grupeve.

“Nuk pres që Argjentina të shkojë shumë larg. I ka disa mangësi të cilat mund të jenë vendimtare në ndeshjet e ardhshme”.

“Reparti i mbrojtjes nuk është shumë i kënaqshëm, mesfusha mezi e bart topin për ta afruar te Messi dhe as sulmuesit nuk po e bëjnë më të mirën”, deklaroi Tovërlani.

Edhe Ismet Munishi e ka komentuar fitoren e Argjentinës ndaj Meksikës, duke thënë se e ka shijuar golin e Messit.

“Unë jam shumë moti me Argjentinën dhe sot Messi luajnë shumë mirë. Ai duhet të veprojë kështu si lider i skuadrës me stilin e tij të cilin të gjithë e njohim”, ka thënë Munishi.

Kjo është nata e tetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori