Si të rifitoni interesimin për seksin nëse jeni duke marrë ilaçe kundër depresionit
Teknika të thjeshta ndihmojnë, ka për të shpërthyer pasioni
Dihet se ilaçet kundër depresionit ndikojnë në dëshirën për marrëdhënie intime, dhe ja si ta zgjidhni problemin dhe cilat teknika ndihmojnë.
Seksologia dhe trajnerja e ashtuquajtur për marrëdhënie intime Edwina Caito ka zbuluar disa mënyra të cilat do të ndihmojnë të ktheni interesimin për seks kur merrni ilaçe kundër depreisonit.
Humbja e interesimit për seks, eksitimi i ngadalshëm dhe pamundësia e arritjes së orgazmës janë efekte anësore të zakonshme të marrjes së ilaçeve kundër depresionit, transmeton Telegrafi.
Disa nga mënyrat më të shpeshta për ta zgjidhur këtë problem janë aplikimi i masazhit erotik dhe shikimi i filmave pornografikë, sugjeron Edwina. Këto dhe disa mënyra të tjera për të rritur libidon, e cila pothuajse gjithmonë zvogëlohet kur një person merr ilaçe për çrregullime të humorit, antidepresantë dhe të ngjashme, ka zbuluar ajo për mediat britanike.
Bllokada e hormoneve
Kate ka shpjeguar që ilaçet kundër depresionit bllokojnë prodhimin e dopaminës, hormoni i cili dërgon sinjale eksitimi nga trupi te truri. Derisa, nga njëra anë, personat të cilët i marrin këto ilaçe ndiejnë qetësi dhe humor më të mirë, nga ana tjetër gjenden në një situatë shumë të pakëndshme, domethënë ndihen mirë por nuk kanë absolutisht kurrfarë dëshire për seks.
Sipas specialistes, është e rëndësishme që një person që ka filluar të trajtojë depresionin me ilaçe, të pranojë se do të ketë vërtet më pak seks në jetën e vet për një kohë dhe të informojë partnerin për këtë, sepse është e rëndësishme që edhe ai të jetë i përgatitur dhe t’i tregojë se kjo është një fazë e përkohshme dhe një problem që mund të zgjidhet.
“Flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja, përdorni lubrifikant të mirë dhe lodra seksi. Qasuni një marrëdhënieje intime si një lojë psikologjike – përpiquni të ngjallni interesin me masazh erotik, lojë aktruese, darkë me qirinj ose duke parë filma porno”, këshillon seksologia.
Përveç kësaj, është gjithmonë mirë që një person që merr antidepresantë të flasë me mjekun, i cili mund të ndryshojë terapinë dhe të prezantojë ilaçe që kanë një efekt negativ të reduktuar në dëshirën seksuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj