Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të heqë kokat bërthamore nga arsenali i saj i vjetruar i raketave bërthamore, dhe po i përdor këto të fundit për të goditur Ukrainën, tha sot ministria britanike e mbrojtjes. Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë dhe Lituanisë zhvilluan një takim sot në Kiev me homologun e tyre urkainas, Denys Shmyhal. Miliona ukrainas vazhdojnë të jenë pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.
Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes. Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara. Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.
Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit, gjatë të cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–33.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri homazhe për viktimat duke vendosur lule në Monumentin e Viktimave të Urisë së vitit 1933. Në nëntor të vititi 1932, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin urdhëroi policinë të konfiskonte drithin dhe gjedhet nga fermerët e ukrainas, duke shkaktuar vdekjen nga uria të miliona fshatarëve ukrainas në vitin pasues.
Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenskiy të premten kritikoi kryebashkiakun e Kievit për punën e dobët lidhur me ngritjen e qendrave emergjente të strehimit për banorët që mbetën pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit të prodhimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura “qendra të pathyeshme” ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celular.
Në një fjalim në mbrëmje, zoti Zelenskiy tha se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët.
“Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë bërë punë të mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Më shumë punë duhet bërë në këtë drejtim”, tha ai, duke thënë se nuk ka nivel të mirë shërbimi në shumë qendra të Kievit.
“Banorët e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryebashkiakut”, shtoi ai.
Presidenti Zelenskiy gjithashtu kritikoi ata që ai tha se kishin gënjyer në raportet e tyre zyrtare, por nuk dha detaje. Më shumë se 4000 qendra strehimi janë ngritur deri më tani.
Këto kritika janë të pazakonta pasi zoti Zelenskiy është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës dhe zakonisht i ka lavdëruar zyrtarët ukrainas.
Vitali Klitschko, një ish-boksier profesionist 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Zyra e tij nuk ka bërë ende asnjë koment mbi deklaratat e presidentit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Zelensky thotë se shpreson të takohet me Trumpin të premten në SHBA

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe