Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet I.G., i dyshuari se me sëpatë ka vrarë bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit të gjykatës, i njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, bëhet e ditur se me rastin e caktimit të paraburgimit, “Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale marr parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G”.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.
Viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.
Prokuroria Themelore në Prishtinë dje njoftoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar Prokuroria.
Lidhur me këtë rast, pati reagime të shumta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
KQZ merr vendim për numrin e fletëvotimeve në zgjedhjet e 9 shkurtit
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri