LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh sot në Ukrainë?

Çfarë po ndodh sot në Ukrainë?

Autoritetet ukrainase po punojnë për të rivendosur shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit pas sulmeve të fundit ushtarake ruse të cilat dëmtuan shumë infrastrukturën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se miliona e kanë parë të rikthehet energjia e tyre që nga ndërprerja e rrymës që përfshiu vendin e goditur nga lufta ditë më parë.

Përleshjet vazhduan në lindje dhe banorët nga qyteti jugor Kherson u drejtuan në veri dhe në perëndim për të ikur pas bombardimeve vdekjeprurëse nga forcat ruse në ditët e fundit, raporton skynews.


Harta detajon si është situata në Ukrainë

Sulmet janë parë si përpjekje për hakmarrjen ruse kundër popullit të rrethuar, por sfidues të Ukrainës, pasi trupat ukrainase çliruan qytetin që kishte qenë në duart e Rusisë për shumë muaj.

“Detyra kryesore e së sotmes, si dhe ditëve të tjera të kësaj jave, është energjia”, tha Zelensky në fjalimin e natës të premten vonë dhe shtoi “Nga e mërkura deri më sot kemi arritur të përgjysmojmë numrin e njerëzve që u është ndërprerë energjia elektrike, për të stabilizuar sistemin”.

Ai tha, megjithatë, se ndërprerjet e energjisë vazhduan në shumicën e rajoneve, duke përfshirë Kievin, kryeqytetin.

“Në total, më shumë se gjashtë milionë abonentë janë prekur. Të mërkurën në mbrëmje, pothuajse 12 milionë abonentë u ndërprenë”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori