LAJMI I FUNDIT:

Hetime për grabitje në Kumanovë, 30 ditë paraburgim për 23-vjeçarin

Hetime për grabitje në Kumanovë, 30 ditë paraburgim për 23-vjeçarin

Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 23-vjeçari nga Velesi me vendbanim të përkohshëm në Kumanovë, i cili dyshohet për një vepër penale – grabitje.

Siç ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike, ai më 20 nëntor tjetrit ia ka marrë me dhunë sendin e luajtshëm dikujt tjetër me qëllim për ta përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Derisa viktima ishte duke ecur i vetëm në rrugë në gjendje të dehur, i dyshuari e ka vërejtur dhe e ka sulmuar duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup. Si pasojë e goditjeve viktima ka rënë në tokë, kështu që i dyshuari nga xhepi i ka marrë portofolin në të cilin ka pasur para të gatshme në valuta të ndryshme (100 dollarë, 150 euro dhe 4.000 denarë), si dhe kartela bankare dhe dokumente të tjera. Pas ngjarjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Meqenëse ekziston frika e bazuar se i dyshuari mund të ikë, prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e masës paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori