Më shumë se 100 gra janë vrarë deri më tani këtë vit në Itali, ku pothuajse gjysma e tyre janë vrarë nga partnerët e tyre ose ish-partnerët, tha policia italiane.
I publikuar të premten për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, raporti rendit emrat dhe detajet e vdekjes së 95 grave të vrara nga fillimi i vitit deri më 7 nëntor, transmeton Telegrafi.
Ato përfshijnë 27-vjeçaren Carol, e cila u vra nga ish i dashuri i saj, i cili e goditi me një çekiç dhe më pas e hodhi trupin e saj të copëtuar nga një shkëmb, 40-vjeçarja Elisabetta e cila vdiq pasi u “u ther disa herë” nga burri i saj dhe 74-vjeçarja Silvana, burri i së cilës e rrahu për vdekje me shkop.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të premten se qeveria e saj ishte e përkushtuar për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe “murtajën e tmerrshme të femicideve”.
“Ne ia kemi borxh shumë viktimave”, tha ajo në një deklaratë të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në Itali, 31.5 për qind e grave kanë pësuar një formë të dhunës fizike ose seksuale dhe 5.4 për qind kanë qenë viktima të formave të rënda të dhunës seksuale si përdhunimi, sipas Institutit Italian të Statistikave (ISTAT).
Statistikat italiane vijnë pasi bota dëshmoi një krizë abuzimi në familje gjatë pandemisë Covid-19. Humbjet e vendeve të punës, mosveprimi i qeverisë, punët e pazgjidhura gjyqësore dhe shumë faktorë të tjerë kontribuan në atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur “pandemi në hije të dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Sipas një raporti të OKB-së, 45,000 gra në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarë të tjerë të familjes vitin e kaluar. Kjo do të thotë se më shumë se pesë gra ose vajza vriteshin çdo orë nga dikush në familjen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos