LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Dënojmë deklaratat irredintiste të deputetit bullgar Kostadinov

MPJ-Maqedoni: Dënojmë deklaratat irredintiste të deputetit bullgar Kostadinov

Ministria e Punëve të Jashtme, ashtu siç ka reaguar edhe më parë, edhe këtë herë dënon deklaratat irredentiste që përmbajnë pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shprehura publikisht dhe disa herë nga deputeti bullgar dhe lideri i partisë politike, “Prerodba”, Kostadin Kostadinov, thuhet në reagimin e MPJ-së.

“Fakti që këto deklarata po përsëriten, këtë herë në Shkup dhe me një rast domethënës dhe simbolik për të dyja palët, hapja e zyrave të reja të Qendrës Kulturore dhe Informative si dhe në prag të Forumit të Biznesit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk mund të mos i interpretojmë si tentime për të minuar përpjekjet e fuqishme të dy Qeverive për të avancuar bashkëpunimin dhe si provokim, i cili duhet të dënohet nga të gjitha strukturat dhe institucionet politike pro-evropiane në të dy vendet”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Në të njëjtën kohë, shtojnë nga atje, duam t’u bëjmë thirrje qytetarëve të të dy vendeve që të mos bien pre e provokimeve të tilla që kanë një qëllim të vetëm e i cili është të pengojnë të dy vendet të zbatojnë synimet e sinqerta, të riafirmuara nga të dyja palët, për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë në frymën e vlerave evropiane./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori