Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), këtë të premten në Reykjavik të Islandës ka mbledhur rreth 60 anëtarë, në të cilin po merr pjesë edhe anëtari i delegacionit të Kosovës, Arben Gashi.
Sipas njoftimit për media, kjo pjesëmarrje shënon herën e parë që delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfaqësohet në një takim të këtij niveli, që kur ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.
“Pritet që takimin të hapë presidenti i APKE-së, Tiny Kox, duke pasuar me një fjalim mirëseardhjeje nga Alþingi Birgir Ármannsson, kryetar i Parlamentit të Islandës. Po ashtu, në orët e pasdites pjesëmarrësve pritet t’i drejtohet edhe znj. Bordis Kolbrun Reykfjoro Gylfadottir, ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryesuese e Komitetit të Ministrave”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Islanda ka marrë kryesimin e kësaj organizate që nga ky muaj dhe do ta mbajë deri në maj të vitit të ardhshëm.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, do të organizohet një aktivitet mbi “Dhunën Digjitale ndaj Grave”.
Parlamentarët gjithashtu do të zhvillojnë një debat për çështjet aktuale mbi “Përshkallëzimin në luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Ata pritet që të miratojnë një deklaratë për Samitin e 4-të të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Reykjavik, më 16-17 maj 2023.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe për rolin e Këshillit të Evropës si një gur themeli i arkitekturës politike Evropiane, mbrojtjen e demokracisë gjatë krizave shëndetësore, ndikimin e pandemisë Covid-19 në hapësirën e shoqërisë civile dhe mbi popullimin e burgjeve – ofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësor, vlerësimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Jordanisë, si dhe raportet rreth vëzhgimit ë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari.
Komiteti i Përhershëm i APKE-së përbëhet nga Presidenti dhe nënkryetarët e APKE-se, kryetarët e grupeve politike, kryesuesit e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komiteteve, me rreth 60 parlamentarë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga Kosova, e cila tashme ka aplikuar për anëtarësim të plotë në ketë organizatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova