Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot në konferencë për media foli për shqetësimet lidhur me Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, që sipas tij, ka të bëjë me cenimin e autonomisë financiare të komunavE.
Veçanërisht Ramosaj përmendi nenin e 6-të, paragrafin e nëntë, ku sipas tij, komunave u cenohet autonomia në menaxhimin e buxhetit.
“Komuna funksionin në bazë të kompentencave ekskluzive vetakane që ka, të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe njëkohësisht edhe me ligjin për menaxhimin e financave publike lokale dhe ligjin për menaxhimim e financave shtetërore”.
“Në këtë rast, në këtë paragraf është cenu diçka që komunave u jepet edhe me ligj edhe e Kushtetutë, që janë taksat që i marrin nga qytetarët, për punë kapitale dhe për pagesën e borxheve, kontratave që komuna i ka në këtë rast”, tha ai.
Ramosaj deklaroi se në Projektligjin e buxhetit për vitin 2023, komunat cenohen sidomos në buxhet.
“Praktikisht, është aspekti financiar, goditja që ju bëhet komunave. Edhe në aspektin tjetër ligjor çdo ligj kur amandamentohet duhet të ketë një procedurë të saktë kur bëhet propozimi, kur bëhet debati, kur pyeten komunat mbi vlerësimin, kur jepen komentet e saj”.
“Kurse, në këtë rast është kontrabandu ky nen, ky paragraf, i cili tinëzisht në Projektligjin e buxhetit për vitin 2023, komunat cenohen sidomos në buxhet, ku ky buxhet duhet të jetë simas këtij propozimi, duhet të jetë pjesë e fondit të Republikës së Kosovës, fondit buxhetor, e që komunës i tërheket ky buxhet për amandamentim nga Qeveria”, u shpreh ai.
I pari i Deçanit i bëri thirrje Qeverisë, Kryeministrit, Kuvendit, ministrisë së Financave që të kenë kujdes “të mos i cenojnë kompetencat e komunave”.
“Më lejoni që të ju bëjë thirrje edhe kryetarëve të parlamentit, edhe parlamentit të Republikës së Kosovës edhe Ministrisë së Financave, në këtë rast edhe Qeverisë, kryeministrit që të kenë kujdes të mos cenojnë autonominë, mos cenojnë kompetencat e komunave të Republikës së Kosovës, sepse pikërisht një procedon i keq administrativ ligjor, juridik dhe po ashtu do të ishte tepër e kushtueshme për projektet që komunat tashmë po i zhvillojnë”, shtoi Ramosaj.
Në konferencën e së premtes të AAK-së kanë marrë pjesë zyrtarë të kësaj partie nga komuna e Klinës, Rahovecit dhe Gjakovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?