Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vazhdimisht do të ketë një përpjekje të fuqishme të SHBA-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier ka theksuar se ajo që po mundohet të arrijë ShBA-ja është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore.
“Mendoj se keni parë disa indikacione për përkrahjen e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në zhvillimet e djeshme dhe në takimet në fillim të kësaj jave. Ky është një proces i lehtësuar nga BE-ja, është një negociatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ne nuk jemi shikues objektiv. SHBA-ja është shumë e interesuara ta shohë këtë proces që të vazhdojë përpara me sukses dhe ne jemi të interesuar të punojmë me të dyja palët për ta çuar përpara”, tha ambasasdori amerikan për Klan Kosova.
“Pra mendoj se do të shihni, ka pasur indikacione edhe nga i dërguari special i BE-së, zotëri Lajçak, i cili e falënderon kryenegociatorin, por gjithashtu falënderon Departamentin e Shtetit në Qeverinë Amerikane për mbështetjen tonë në arritjen e marrëveshjes së djeshme dhe mendoj se do të vazhdoni të shihni përpjekje të fuqishme nga qeveria ime, nga unë, nga kolegët e mi, nga ambasadori Hill në Beograd, Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, dhe një numër i zyrtarëve tjerë, duke na ndihmuar që ta çojmë përpara këtë agjendë strategjike”.
“Përsëri ajo që po mundohemi të arrijmë është një gjenerim i një ambicie të gjatë të këtij projekti për një Evropë të plotë, të lirë dhe paqësore. Këto kanë qenë me vite qëllimet tona fundamentale të politikave të jashtme dhe besoj se kjo do të kontribuojë në mënyrë direkte që ta shohim këtë qëllim më afër realizimit”.
I pyetur se a kanë palët detyra specifike në negociata, ai ka thënë se gjithmonë ka detyra specifike.
Tutje, ai shton se nga Kosova kërkohet që të përfshihet në mënyrë konstruktive dhe me urgjencë në dialog me Serbinë.
“Epo gjithmonë ka detyra specifike për palët që janë të përfshira në negociata, por është ndoshta më mirë që ndërmjetësuesi i BE-së, zotëri Lajçak, të flasë për hapat e ardhshëm. Ajo që SHBA-ja kërkon është që Kosova, meqë unë punoj me Kosovën, të përfshihet në mënyrë konstruktive, me fleksibilitet dhe me urgjencë në proces dhe natyrisht që e njëjta do t’i kërkohet edhe palës tjetër”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë