LAJMI I FUNDIT:

U vazhdohet paraburgimi tre të miturve që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë

U vazhdohet paraburgimi tre të miturve që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit tre të miturve që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren në gusht të këtij viti në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Laureta Ulaj.


“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 22 nëntor 2022  ka pranuar kërkesën nga Prokuroria e Shtetit për vazhdimin e paraburgimit ndaj tre të miturve. Me të njëjtën datë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka marr aktvendim që tre të miturve të ju vazhdohet paraburgimi edhe për nga 60 ditë, për secilin”, ka thënë Ulaj.

Ajo tutje ka bërë të ditur se dy të dyshuarit tjerë E.R dhe Sh.K gjenden nën masën e paraburgimit deri me datë 28.11.2022, të vazhduar sipas aktvendimit të fundit nga gjykata.

“Deri më tani gjykata nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e masës së paraburgimit”, ka deklaruar Ulaj.

Aktualisht 12 persona ndodhen në paraburgim, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares.

Fillimisht ishin arrestuar pesë persona në fund të gushtit nën dyshimin për dhunimin e saj, në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Ndërsa, më vonë u bë publik lajmi se 11-vjeçarja ishte pre e trafikimit dhe dhunimit edhe në qershor, kur ishte raportuar e zhdukur. Për këtë rast ishin arrestuar gjashtë persona.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nxiti protesta në vend. Për rastin ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë, ndërsa janë shkarkuar dy zyrtarë në Policinë e Prishtinës. Liderët politikë kanë kërkuar dorëheqje edhe në Prokurori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori