LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim për plagosjen e tre personave, arrestohet 25-vjeçari në Përmet

Në kërkim për plagosjen e tre personave, arrestohet 25-vjeçari në Përmet

Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Përmet, pasi akuzohet për plagosje të kryer në bashkëpunim me babain e tij.

I riu me iniciale J. N., banues në Përmet, më 28.10.2022 ka goditur me sende të forta tre persona, duke i plagosur rëndë.


Babai i të arrestuarit është vënë në pranga direkt pas ngjarjes që ndodhi në vendin e quajtur “Agjencia”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, një 25-vjeçar, i kërkuar si bashkautor i plagosjes së rëndë, me sende të forta, të 3 shtetasve, ngjarje e ndodhur më 28.10.2022.

Autori tjetër i kësaj plagosjeje (babai i të ndaluarit), u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori