LAJMI I FUNDIT:

Parashihen të ndahen 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve për fermerët

Parashihen të ndahen 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale janë duke bërë vlerësimet në teren pas vërshimeve me të cilat u përballën disa komuna.

Peci ka shtuar se MBPZHR-ja ka paraparë një kompensim për dëmet në sektori ne bujqësisë në vlerë prej 3 milionë euro dhe këtë do ta procedojë për miratim në Qeveri.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se prej datës 30 shtator të këtij viti është i themeluar komisioni qeveritar qendror për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga të mirat materiale ku bëjnë pjesë ministritë përkatëse.


“Në fazën në të cilën jemi aktualisht komiteti qendror i këtij mekanizmi është duke bërë vlerësimet dhe është duke marrë të dhënat nga tereni dhe nga komunat, ndërsa nëse flasim specifikisht për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ne kemi të paraparë një kompensim për dëmet në sektorin e bujqësisë në të i cilin vlera monetare përkrahjes është 3 milionë euro, dhe ne si ministri nesër do ta procedojmë për në qeveri për mbledhjen e radhës”, ka thënë Peci. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori